ROMË - U bënë 26 ditë nga dënimi i Silvio Berluskonit për “çështjen Ruby” me shtatë vjet burg për prostituim me minorene dhe me ndalim për të qenë në zyrat publike, edhe tre personat që për Prokurorinë e Milanos ishin organizatorët e festave në Arcor kanë marrë një dënim të ngjashëm:

Emilio Fede dhe Lele Mora janë dënuar me 7 vjet burg për favorizim prostitucioni, edhe vetë Ruby-n, Nicole Minetti me 5 vjet për favorizim të prostitucionit dhe i ndalohet të punojë në institucione publike po për 5 vjet.  

Nicole Minetti është shprehur e kënaqur për shfajësimin nga tre akuza dhe në të njëjtën kohë është "habitur me ndëshkimin madh". Këto i referojnë avokatët e saj, pasi  komunikuan në telefon.

“Një çmenduri juridike”, që "kontribuon në humbjen e besimit tek drejtësia” e ka quajtur Emilio Fede, duke komentuar për ANSA-n dënimin në procesin 'Ruby 2'.

"Është një dënim shumë i fortë  - ka shtuar ai – dhe dua të shpreh solidaritet për gjykatësit, imazhi i të cilëve nesër do të jetë më pak dinjitoz”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)