Droga e cila ishte destinuar për tregun e Leces po transportohej nga një peshkatar 51 vjeçar në një barkë 6 metra të gjatë e cila kish dalë shumë larg bregut.
Pikërisht kjo dalje në territor i kishte shtyrë autoritetet të ndalonin 51 vjeçarin dhe të nisnin kontrollin dhe të ndienin erën e lëndës narkotike llojit marihuanë e cila ishte e ndarë në pako .
Hetimet janë ende në vijim për të sqaruar nëse transportuesi është shtyrë me varkën e tij deri në brigjet e kundërta pulieze apo nëse ngarkesa ishte transportuar nga blerësit deri në limitin e ujërave italiane.
Po ashtu po hetohet nëse 51 vjeçari ishte blerës apo thjesht një transportues pjesë e një rrjeti trafikantësh.