Itali/ Sekuestrohen 160 mijë litra naftë kontrabandë nga Shqipëria

Itali/ Sekuestrohen 160 mijë litra naftë kontrabandë nga Shqipëria

ITALI- 163,000 litra naftë kontrabandë janë bllokuar nga autoritetet italiane në Portin e Ravennas në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se nafta ishte futur kontrabandë në territorin italian, ndërsa operacioni policor është zhvilluar gjatë ditës së djeshme nga një bashkëpunim me Guarda di Finanzan. Punonjësit e portit kanë kontrolluar pesë cisterna të sapoardhura nga Shqipëria me një ngarkesë me naftë për tregun italian.

Gjatë aktiviteteve të kontrollit, zyrtarët doganorë dhe financuesit zbuluan se nafta, e sasisë në mbi 163 mijë litra dhe e destinuar për tre kompani italiane, ishte futur në territorin italian pa   TVSH, përmes përdorimit të dokumenteve fiskale të cilat, në një ekzaminim të plotë, ka rezultuan të rremë.

Për këto arsye pesë cisternat e naftës, iu nënshtruan konfiskimit dhe përfaqësuesit ligjorë të tre kompanive importuese u vunë nën hetim nga Prokuroria Publike në Ravenna për kontrabandën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bini: 05/12/2019 19:48

    NGA KA DALE KJO NAFTE,,,TE ARRESTOHEN DOGANJERET,,,DHE TE RIKTHEHET INDUSTRISE E NAFTES NEN ZOTERIMIN E SHTETIT,,TE PERZIHET BANKERSI DHE TE MOS LEJOHET SHELL NE BERAT,,,ME MIRE TA NXJERRIM VETE E TE MBAJME NJE CMIM TE ULET,,,NAFTA ESHTE ZEMRA E NJE EKONOMIE,,DUHET TE BEHET MONOPOL SHTETEROR,,SI PORTET,AEROPORTET,KROMI,-BAKRI,,BITUMI,KRIPA,PRANDAJ ESHTE QEVERIA ...

    Përgjigju
    • xXx: 05/12/2019 20:51

      Monopol shteteror duhet te jene dhe te gjithe hidrocentralet dhe minierat...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare