Itali/ Sekuestrohen 172 kilogramë kokainë me vlerë 25 milionë euro, pakot me logon e KF Tiranës! Në pranga shqiptarët vëlla e motër (VIDEO)

Itali/ Sekuestrohen 172 kilogramë kokainë me vlerë 25 milionë euro, pakot me logon e KF Tiranës! Në pranga shqiptarët vëlla e motër (VIDEO)

Kokaina me logon e KF Tiranës e kapur në Itali

ITALI - Policia italiane ka sekuestruar 172 kilogramë kokainë që në treg kapte vlerën e 25 milionë eurove dhe ka vendosur në pranga tre shqiptarë, mes tyre vëlla e motër. Bie në sy se një pjesë e kokainës e ndarë në disa pako ishte e ambalazhuar me logon e Klubit të Futbollit Tirana. Pjesa tjetër është me simbolet e flamurit të Brazilit dhe Portugalisë, si edhe një insekt i kuq.

Sipas La Repubblica aksioni i policisë u krye në zonën e Bolonjës, Modenës dhe Reggio Emilias. Po sipas të dhënave nga kjo medie, shqiptarët mbërritën nga Shqipëria në zonën e Triestes dhe u bashkuan me bashkëpunëtorin e tyre në zonën industriale të Reggio Emilia.

Në pranga është vendosur një grua 28-vjeçare, i vëllai i saj 21-vjeçar dhe shoferi i kampionit, një 43-vjeçar; që të gjithë me origjinë shqiptare dhe pa precedentë të mëparshëm penalë.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Po qëndronte pranë një karburanti, nervozizmi zbulon shqiptarin në trafik droge! I gjendet kokainë, ishte i skeduar më parë

Itali/ Po qëndronte pranë një karburanti, nervozizmi zbulon shqiptarin në trafik droge! I gjendet kokainë, ishte i skeduar më parë