Itali, sekuestrohen 18 kg hashash
mes 17 të arrestuarve edhe Shqiptarë

Itali, sekuestrohen 18 kg hashash<br />mes 17 të arrestuarve edhe Shqiptarë
17 persona janë arrestuar nga Policia Italiane në Livorno si dhe janë seksuestruar 18 kg hashash dhe një sasi kokaine. Përveç lëndës narkotike janë sekuestruar edhe 7 mijë euro.

Sipas mediave Italiane grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës përbehej nga 27 persona.Të arrestuarit janë Italianë, Tunizianë, Marokenë dhe Shqiptar.

Në operacion kanë marrë pjesë mbi 50 forca speciale të ndihmuara edhe nga qentë nuhatës. Kontrolle janë kryer në 15 apartamente ku jetonin shpërndarësit e drogës.

Hetimet janë drejtuar nga prokuroria e Livornos dhe kanë bërë të mundur shkatërrimin e bandës. Lënda narkotike raportohet se ishte e destinuar t’i shitej kryesisht të rinjve.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë