Itali, sekuestrohen 21 kg heroinë
korrierja serbe i kaloi nga Durrësi

Itali, sekuestrohen 21 kg heroinë<br />korrierja serbe i kaloi nga Durrësi
BARI- Autoritetet doganore në portin e Barit dhe Guardia di Finanza italiane kanë vënë në pranga një 30 vjeçare nga serbia pasi i’u zbulua, e fshehur në makinën e saj, një sasi heroine prej 21 kg. Trafikantja në fjalë kishte kaluar tranzit dhe në vendin tonë.
 
Ngarkesa, 21 kg heroinë e pastër, ishte e ndarë dhe e ambalazhuar në 41 pako të ndryshme. E gjithë droga ishte fshehur në hapësira të ndryshme të veturës me të cilën udhëtonte shtetësja në fjalë, më konkretisht poshtë dyshemesë dhe në binarët anësorë.
 
Gjithashtu raportohet se trafikantja u ndalua dhe u vu në pranga pasi kishte zbritur nga një traget që vinte nga porti më i madh i vendit tonë, Durrës. Ndërsa ende nuk dihen implikimet e mundshme që mund të ketë patur kjo shtetase me trafikun e heroinës në vendin tonë, mbi 30 vjeçaren serbe aktualisht rëndon akuza për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
 
Heroina e konfiskuar, e një cilësie të pastër, do t’i kishte dhënë organizatave kriminale një fitim prej 1,5 milionë euro.

heroina, itali
(Në foto: Ngarkesa e heroinës nën sekuestro)
 

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet