KOMO - Kapen 8 kilogramë lëndë narkotike heroinë e pastër në Komo të Italisë.

Gjatë këtij aksioni të karabinierëve, në pranga janë vënë dy shqiptarë, të cilëve i’u gjet lënda narkotike në banesë. Policia ka bërë të ditur se, arrestimet janë në kuadër të një operacioni antidrogë, të nisur disa javë më parë.  

Aksioni i policisë, është zhvilluar në vijimësi të aksionit të ditës së enjte, ku u ndaluan edhe dy shqiptarë të tjerë, diçka më shumë se 18 vjeç, të cilëve në banesë iu kap edhe 115 kilogramë lëndë narkotike mariuanë. Ndërkaq, disa kilogramë ju gjet atyre në makinë.

Kjo është e njëjta zonë ku është gjetur edhe më parë një sasi e madhe lëndësh narkotike heroinë. Sipas policisë sasia prej 8 kiligramësh e heroinës ishte e destinuar edhe për tregun zvicerianë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)