Rreth 800 kg marihuanë janë sekuestruar nga policia italiane ne Puglia. Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga ranë dy shqiptarë dhe një malazez të akuzuar për trafik ndërkombëtare të lëndë narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Agjentët kanë lokalizuar një automjet me  dy shqiptarët, që transportonte 150 kg marihuanë ndërsa më pas, në një shtëpi të izoluar në Leçe kanë gjetur sasinë tjetër prej 650 kg, si dhe një pistoletë dhe dy karikatorë me nga 15 fishekë secili.

Sipas autoriteteve, lënda narkotike kishte si destinacion tregjet e rajoneve veriore të Italisë si Lombardia, Piemonte, Veneto, Emilia Romanja, Lacio, Marke, Toskanë dhe Abruco. Nga shpërndarja e saj do të ishin siguruar mbi 4 milionë euro.

800 kg marijuana ne itali
800 kg marijuana ne itali


Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)