Itali, senati i jep
votëbesimin qeverisë Monti 

Pas betimit në pasditen e djeshme, kryeministri i ri i prezantoi qeverinë e tij senatit në të cilën mori edhe votëbesimin. Senati i dha besimin qeverisë së re me 281 po dhe 25 jo, nuk pati asnjë abstenim.

Mario monti ka folur për herë të parë në senat. Ai prezantoi programin e tij dhe rikujtoi momentin e vështirë në të cilin gjendet vendi dhe punën e madhe që duhet kryer. Do merren masa mbi pensionet, taksat dhe do luftohet evazioni fiskal. Ai i ka replikuar senatorëve që kundra Italisë nuk ka asnjë komplot internacional, duke iu referuar zërave për të, të cilat thonë se është vetëm një mekanizëm i kontrolluar nga kompanitë financiare.

Gjatë fjalimit të Montit nuk erdhi asnjë duartrokitje nga Lega Nord. Monti u shpreh se preferon të dëgjohet se sa të duartrokitet duke iu referuar heshtjes së deputetëve të Lega Nord. Roberto Calderoli, deputet i Lega Nord, në fund të fjalimit ka shprehur pakënaqësinë e tij me një gjest klasik, gishti i madh i drejtuar poshtë.

Pas votëbesimit të senatit Monti do përballet edhe me votën e dhomës së deputetëve, të premten rreth mesditës.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Magnezi apo Kalciumi? Cili është më i rëndësishëm për kocka të forta

Magnezi apo Kalciumi? Cili është më i rëndësishëm për kocka të forta