ROME- Kandidati demokrat Pier Luigi Bersani fitoi me 44,9% të votave kundrejt Matteo Renzit, aktualisht kryebashkiaku i Firencës i cili mori 35,5% në zgjedhjet paraprake që u zhvilluan të dielën për kreun e qendrës së majtë.
Një rezultat i cili bën që mes tyre të zhvillohet një raund tjetër balotazhi më 2 dhjetor që do të jetë përcaktues për fituesin. Sipas të dhënave të para u konfirmua se në votime dolën rreth 3.1 milionë qytetarë. Kandidatët e tjerë morën përqindje më të vogla, Vendola me 15.6%, Puppato me 2,6% dhe Tabaçi me 1, 4%.
Përqindje që mund të pësojnë ndryshime të vogla pasi ende mungojnë shifrat për disa qendra votimi në Umbria dhe Milano. "Pavarësisht këtyre qendrave nuk do të mund të ketë një ndryshim të qënësishëm", njoftoi Nico Stumpo, koordinator kombëtar i zgjedhjeve paraprake të qendrës së majtë.
Ndërkaq, mbështetësit e Renzit nuk pranojnë se rezultatet e Stumpos janë përfundimtare. Nicola Danti, përfaqësues i komitetit kombëtar të Renzit thotë se diferenca nga 9 ose 9 vota nga Bersani nuk ndryshon asgjë. "Siç tha të dielën Matteo Renzi, votimi do të fillojë nga zeroja. Por, për hir të atyre që kanë bërë orë të tëra radhë për të votuar është e drejtë që të ju jepen të dhëna të vërteta dhe të qarta”, u shpreh Danti.
(lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com