Itali, shemben 2 banesa, nën
rrënoja familja me 3 anëtarë

Itali, shemben 2 banesa, nën<br />rrënoja familja me 3 anëtarë
BARI- Dy ndërtesa të vjetra janë shembur për shkak të një shpërthimi gazi në qendrën historike të Konversanos, një qytezë e vogël në juglindje të Barit. Mendohet se në një nga ndërtesat e vjetra jetonte një familje holandeze e cila rezulton e zhdukur nën rrënoja. Media italiane fillimisht bëri të ditur se mes rrënojave mund të ishte një fëmijë shqiptar, por më pas u sqarua se kishim të bënim me një familje nga Holanda.

SHPERTHIMI, FAMILJA ME 3 ANETARE NEN RRENOJA
Shpërthimi i gazit ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 08: 45 minuta duke shkaktuar një shpërthim të fortë në një banesë dhe dhe rrëzimin e dy pallateve të vogla në rrugën Zingari. Mendohet se nën rrënoja janë 3 persona: Bëhet fjalë për një familje turistësh, mamaja holandeze, babai italian dhe fëmija i tyre 18 vjeç, i cili kishte marrë me qera, një bodrum dhe për shpëtimin e tyre është e nevojshme të gërmohet nën rrënoja.

Fillimisht ishte menduar se mamaja dhe fëmija ishin nxjerrë gjallë nga rrënonjat, por kryetari i bashkisë së Konversanos, Guzepe Lovascio mohoi lajmin.
Forcat zjarrfikëse po punojnë me ndihmën e qenve për të arritur në gjurmët e personave të mbetur nën rrënoja. Dhjetra persona, banorë në këto ndërtesa rezuiltojnë të plagosur, jo rëndë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë