Dy vëllezër shqiptarë janë plagosur me thikë rreth mesnatës së kaluar në Itali. Mediat italiane raportojnë se janë plagosur dy të rinjtë A. H., 24 vjeç, dhe D. H., 21 vjeç, banues në Toscana.
/Shqiptarja.com
Mësohet se ka qenë një person i tretë, që ka plagosur dy vëllezërit në dalje të një pike lojërash fati. Ai ka nxjerrë thikën dhe ka goditur shqiptarët në barkë e këmbë, ndërsa është largua menjëherë në këmbë, duke humbur gjurmët.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke iu ardhur në ndihmë dy të rinjve shqiptarë, ku vëllai i madh ka marrë plagë më të rënda. Ai ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa 21-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e saj, policia është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes, ku deri më tani nuk ka pasur asnjë rezultat.
a.d./shqiptarja.com









