Itali/ Sherr mes të burgosurve shqiptarë e nigerianë në burg! Hedhin vaj të nxehtë e bombola gazi drejt gardianëve, 5 në spital

Itali/ Sherr mes të burgosurve shqiptarë e nigerianë në burg! Hedhin vaj të nxehtë e bombola gazi drejt gardianëve, 5 në spital

Foto ilustruese

Ndërhyrja në kohë për parandalimin e një përleshjeje fizike mes të burgosurve shqiptarë dhe nigerianë në burgun Solliccians në Firence të Italisë, ka sjellë si rezultat shkatërrimin e dy seksioneve të burgut por dhe 5 gardianë në spital. Dy prej tyre rrezikojnë të humbasin shikimin në njërin sy.  

Ngjarja është shënuar dje kur në burg ishte caktuar vizitat mjekësore. Mes të burgosurve shqiptarëve dhe nigerianëve ka pasur debat verbal ndërsa gardianët kanë mundur të shmangin kontaktin fizik. Më pas të burgosurit shqiptarë janë kthyer në seksion e tyre dhe kanë pritur mbërritjen e një prej të burgosurve nigerianë.. Ky i fundit sapo ka mbërritur në katin e parë të burgut është sulmuar dhunshëm nga të burgosurit shqiptarë, shkruan poliziapenitenciara.it

Pasi është dhunuar, nigeriani ka arritur të shkojë në seksionin e tij dhe t'u tregojë bashkatdhetarëve se çfarë kishte ndodhur. Me të mësuar ngjarjen të burgosurit nigerianë kanë organizuar planin për hakmarrje. Pritën që gardianët të hapnin portën për të lejuar transportuesin e ushqimit të hynte dhe të shpërndante darken.

Këtu filloi kaosi. Momente paniku dhe tensioni të madh. “Të burgosurit donin të dilnin të hakmerreshin ndaj shqiptarëve në seksionin e tyre' ka treguar sekretari rajonal i SAPPE Francesco Oliviero citon media italiane. 

Gardianët e pakët në turnin e pasdites u përpoqën të bllokonin portën dhe me shumë vështirësi të arrinin ta mbyllnin.

Por kjo nuk i ndaloi nigerianët, të cilët, duke qenë në një regjim të hapur, fillimisht u përpoqën të kalonin portën por kur dështuan hodhën vaj të valuar dhe bombola gazi të djegur në drejtim të stafit.

Pas shpërthimit të një bombole, dhe copat e shpërndara lënduan në sy oficerët. U desht mbërritja e forcave të tjera të sigurisë të rimerrnin situatën në dorë.

Ishin momente terrori dhe frike dhe vetëm falë stafit që jetonte në kazermë, të cilët pasi dëgjuan alarmin, nxituan në vendngjarje, arritëm të siguronim repartin”, thekson sindikalisti.

Bilanci?
Dy seksione të burgut të shkatërruara dhe pesë policë të burgjeve në dhomën e urgjencës, dy prej të cilëve janë në rrezik serioz për të humbur shikimin në njërin sy. Mendojmë se e gjithë kjo është e mjaftueshme për të na bërë të kuptojmë se situata në burgun Sollicciano tani është jashtë kontrollit tha Francesco Oliviero.

“Asnjë ditë nuk kalon pa sulme kundër policisë së burgjeve që shërben në Toskanë dhe në Sollicciano në veçanti’ thotë ai duke vënë theksin tek nevoja për punësime të reja në policinë e burgjeve, kurse trajnimi, mjete të reja operacionale si tase apo kamera në trup, mjete që janë premtuar nga drejtuesit e ministrisë por nuk është bërë asgjë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria shqiptare vihet në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Parashqevi Simaku! Taulant Balla i ngarkuar, kontakte me Konsullatën në Nju Jork

Qeveria shqiptare vihet në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Parashqevi Simaku! Taulant Balla i ngarkuar, kontakte me Konsullatën në Nju Jork