Itali/ Shisnin 2 kg kokainë në muaj me fitim ditor 6 mijë euro, 6 persona të arrestuar! Shqiptari drejtonte organizatën, paga deri në 5 mijë euro

Itali/ Shisnin 2 kg kokainë në muaj me fitim ditor 6 mijë euro, 6 persona të arrestuar! Shqiptari drejtonte organizatën, paga deri në 5 mijë euro

Moment nga operacioni i policisë së Novarës

Itali- Dy kilogramë kokainë që shiteshin çdo muaj, me fitim ditor 6 mijë euro. Paga deri në 5 mijë euro në muaj për korrierët që shpërndanin lëndët narkotike dhe 3 kg drogë të sekuestruara gjatë operacioneve të nisura që nga viti i kaluar.

Këto kanë shifrat e goditjes së një rrjeti të madh të trafikut të drogës në zonën e Novarës në Itali, teksa 6 persona ranë në pranga. Katër nga të dyshuarit janë shqiptarë dhe gjithashtu i të njëjtës kombësi edhe kreu i organizatës.

Operacioni antidrogë përfundoi me ekzekutimin e gjashtë masave të sigurimit: tre persona përfunduan në burg, ndërsa dy të tjerë nën hetim në gjendje të lirë dhe për një u urdhërua dëbimi nga vendi.

Hetimi filloi në muajin gusht të vitit të kaluar, pas një arrestimi për trafik droge. Sipas asaj që u rikonstruktua nga efektivët, në fakt, subjekti që përfundoi në pranga në qershor 2023.

Duke ndjekur gjurmët dhe lidhjet, hetuesit shkuan deri tek përbërja e celulës dhe aktiviteti i saj, teksa siguruan edhe provat.

“Në fakt, nga hetimet rezultoi se rrjeti i trafikut ishte në gjendje të lëvizte sasi të mëdha kokaine, zakonisht 2 kilogramë çdo muaj. Aktiviteti i tregtimit të drogës drejtohej nga D.H., 50-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili drogën e blinte nga 43-vjeçari shqiptar, N.I., banues në provincën Novara”, shkruan media e vendit fqinj.

I punësuar nga D.H. më pas ishin katër persona të tjerë, të cilët kishin për detyrë t'u jepnin dozat e kokainës blerësve me banim në qytet dhe në bashkitë e krahinës: P.D., 24 vjeç, shqiptar, H.R., 27 vjeç pakistanez, R.A., 47 vjeç, italian dhe G.E., 22 vjeç shqiptar. Të katërt merrnin një pagë reale mujore rreth 5 mijë euro.

Gjithashtu, gjatë të njëjtit hetim, tashmë ishin bërë pesë arrestime në flagrancë, nga shtatori 2023 deri në mars 2024, me pasojë sekuestrimin e mbi 3 kilogramëve kokainë. Takimet e grupit, të regjistruara nga disa kamera, u zhvilluan brenda parkingjeve të disa qendrave tregtare të qytetit, shkruan media italiane

Zakonisht kreu i grupit D.H., dozat e kokainës i ka lënë brenda makinës dhe pak më pas i kanë mbledhur bashkëpunëtorët e tij. Grupi siguronte çdo ditë rreth 150 shitje me fitim rreth 6 mijë euro.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: ‘Non grata’ heq vizat me SHBA? Absurdi ka emër, Sali Berisha

Jakin Marena: ‘Non grata’ heq vizat me SHBA? Absurdi ka emër, Sali Berisha