Itali- Policia italiane arreston 50-vjeçarin shqiptar, teksa ishte bërë pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës në zonën e Fermos.
I sekuestrohen një sasi e vogël droge, dhe 1 mijë euro cash gjatë kontrollit fizik, peshore dhe sende të tjera materiale.
Aksioni u krye në zonën e Porto Sant'Elpidio, kur efektivët pikasën një çift që bënte sjellje të çuditshme dhe të dyshimta, duke i mbajtur nën vëzhgim. Të dyshuarit hidhnin vështrime të shpeshta në drejtime të ndryshme, në dukje për të kontrolluar për ndonjë patrullë policie.
Një makinë me targa shqiptare është afruar pranë gruas, teksa kjo e fundit ka shkëmbyer diçka me shoferin.
Policia ndaloi çiftin, ku gruaja e dyshuar është një 40-vjeçare, që pranoi se sapo kishte blerë 5 gramë kokainë, duke treguar një paketë me substancën dhe duke deklaruar se kishte paguar 250 euro për dozën (50 euro grami). Ndërkohë, një patrullë ndaloi makinën me shoferin, i cili pranoi menjëherë se kishte shitur drogën. Burri ka dorëzuar 250 euro, shuma që i përgjigjet pagesës së bërë nga gruaja.
Gjatë kontrollit, efektivët gjetën tre pako me kokainë të fshehura brenda një këpuce dhe nën sediljen e shoferit, si dhe kartëmonedha, në total 1000 euro. Shqiptari deklaroi se nuk ishte banor i zonës, por se qëndronte në një motel “B&B” (Bed and Breakfast) në Porto Sant'Elpidio.
Oficerët, duke mos përjashtuar se mund të kishte edhe drogë të tjera të fshehura, vendosën të kontrollonin edhe dhomën e tij. Këtu u gjetën pesë pako të tjera që përmbanin kokainë, si dhe një peshore precize e mjete për paketimin e dozave, informon media.
Gruaja u denoncua në Prefekturën e Fermos si përdoruese droge, ndërsa shqiptari u izolua në qelitë e Komisariatit të Fermos, ku gjyqtari dha edhe masën e arrestit me burg.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
12.6%
-
Jo
78.5%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 404
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Shqiptari ishte kthyer në ‘terrorin’ e hoteleve, arrestohet 37-vjeçari! PAMJET kur kërcënon punonjësit dhe grabit me pistoletë lodër! 5 sulme në seri, i gjendet dhe drogë
24 Mars, 17:44
-
Itali/ Kthyen shtëpinë në ‘fermë hashashi’, arrestohen 2 shqiptarët! Ja çfarë u gjeti dhe sekuestroi policia
24 Mars, 16:40
-
Milano/ Po trafikonin 90 kg marihuanë me kamion, arrestohen 39-vjeçari shqiptar dhe rumuni! U gjenden dhe 20 mijë euro cash nga shitja, ‘dhomë sekrete’ për mallin
24 Mars, 16:24
-
Itali/ Trafik kokaine dhe kraku të fshehur në kuti karamelesh, arrestohet 25-vjeçari shqiptar! E shpërndante në makinë me qira
24 Mars, 16:04
-
Traktori del nga rruga dhe e zë poshtë, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar në Itali
24 Mars, 14:54
-
Itali/ Policia sekuestron 90 kg drogë në një kamion dhe 20 mijë euro cash! Në pranga shqiptari dhe rumuni
23 Mars, 21:45
-
PD vijon të gënjejë shqiptarët, Noka nga Italia: BE shtyu pa afat negociatat (por Brukseli përgënjeshtroi Berishën)
23 Mars, 17:30
-
Pas 38 ditësh i shtruar në spital, Papa Françesku rikthehet në Vatikan, por me aparatura për frymëmarrjen
23 Mars, 14:24
-
Romë/ Shpërthim në lagjen Monteverde, shembet një pallat! Po kërkohen persona nën rrënoja, nxirret i gjallë një skocez me djegie në 70% të trupit (FOTO+VIDEO)
23 Mars, 12:09
-
Papa Françesku shfaqet për herë të parë në publik pas 38 ditësh i shtruar në spital, përshëndet besimtarët nga ballkoni i Poliklinikës Gemelli (VIDEO)
23 Mars, 08:20
-
Pas 5 javësh, Papa Françesku do dalë nesër nga spitali në Romë
22 Mars, 18:35
-
Itali/ Trafikuan 400 kg drogë me vlerë 5 mln euro, goditet organizata shqiptare me 19 anëtarë! 5 të arrestuar, xhaxhai dhe nipi e drejtonin me SKY ECC! Belgët i hakuan
22 Mars, 18:09