Itali, shkatërrohet banda mafioze,
në pranga dhe kryetari i bashkisë

Itali, shkatërrohet banda mafioze,<br />në pranga dhe kryetari i bashkisë
Një aksion i gjerë është zhvilluar në Itali, ku kanë përfunduar në pranga 27 persona, mes tyre dhe një kryetar bashkie.

Bëhet fjalë për një organizatë mafioze të zhvatjes, korrupsionit, lëndimit, trafikimit të drogës dhe abuzimit me zyrat. Mes të arrestuarve është edhe kryetari i komunës së Seregno (Monza dhe Brianza), Edoardo Mazza, anëtar i Forza Italia. 

Hetimi për bandën kriminale ka nisur në vitin 2015, pjesë e së cilës ishin dhe disa anëtarë të organizatës së frikshme “Ndrageta”.

Hetuesit kanë identifikuar një shoqatë, që merrej me trafikimin e sasive të mëdha të kokainës, e përbërë kryesisht nga persona me origjinë nga San Luca, lidhur ngushtë me “Ndrageta”. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA