Itali/ Shkatërrohet banda e trafikut të kokainës, 22 persona në pranga

Itali/ Shkatërrohet banda e trafikut të kokainës, 22 persona  në pranga

Foto Ilustruese

Policia Italiane ka ndaluar dhe arrestuar në flagrancë 22 persona, pasi akuzohen se janë pjesë e një grupi trafikimi të drogës që vjen nga Holanda.

Shkatërrimi i bandës shqiptaro-arabe u bë në sajë të operacionit të ‘Sottobosco’, ku vepronte  në disa zona të Italisë, konkretisht në; Emilia Romagna, Toscana, Lombardia dhe Sicilia. Mediet italiane shkruajnë se grupi e merrte kokainën nga Holanda dhe më pas e shpërndante atë në tregun italian. 

Ndërsa Karabinierët e komandës së Ferrara-s, së bashku me kolegë nga Bolonia, Modena, Parma, Brescia, Mantova, Firence, Pisa dhe Pistoia ekzekutuan urdhrin për arrestimin e 22 personave, të cilët ndodhen në paraburgim. 

Ndërkohë hetimet për këtë operacionin kishin nisur në vitin 2016, ndërsa provat vërtetuan edhe aktivitetin e paligjshëm të kësaj bande, që ishte e specializuar për tregtinë e kokainës të importuar nga Holanda e që më pas tregtohej në Itali.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja