Itali, shkatërrohet banda shqiptare
e drogës, arrestohen 12 persona

Itali, shkatërrohet banda shqiptare<br />e drogës, arrestohen 12 persona
BARI- Policia italiane në Bari ka shkatërruar një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës. Lajmi është publikuar nga disa agjenci italiane lajmesh të cilat shkruajnë se në pranga janë vënë 12 shtetas shqiptarë të arrestuar në disa qytete dhe jashtë Italisë.

Ndërkohë 4 persona janë në arrati përfshirë kreun e bandës Emiljano Spahiu, 35 vjeç. Nga ky operacion u bë e mundur sekuestrimi i 17 kg heroinë dhe 2.5 kg kokainë.

Të përfshirë në këtë grup kriminal janë edhe dy shtetas italianë, të cilët u arrestuan në javën e kaluar në kuadër të së njëjtit operacion. Operacioni i koduar “ Riviera”, i cila ka marrë emrin nga autobarka që trasportonte drogën në portin e Barit, arriti në përfundim, që pas nisjes së hetimeve të vitit 2010.

Trafiku i drogës sipas hetuesve ishte organizuar nga Shqipëria, ku kishte bazën edhe organizata. Droga pastaj trasferohej në Patra të Greqisë për t’u magazinuar dhe pastaj për t’u shpërndarë drejt Italisë.

Gjithashtu, përgjegjësi i organizimit të shpërndarjes së drogës në rajonin e Puglias, Besnik Delay është arrestuar në qytetin e Foggias. Gjithmonë sipas policisë italiane edhe në veriun e Italisë ishte krijuar një laborator për konfesionimin e drogës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'