Itali/ Shkatërrohet banda e trafikut të kokainës! Në pranga 2 shqiptarë dhe 2 italianë

Autoritetet italianë kanë goditur një rrjet të trafikut të kokainës, ku në pranga kanë rënë dy shtetas shqiptarë dhe dy italianë, të moshës nga 39 deri në 65 vjeç.

Operacioni është kryer mëngjesin e sotëm nga policia e Portoferraio-s, ndërkohë që raportohet se grupi përbëhej nga 19 persona.

Sipas mediave italiane, hetimi i quajtur ''Alba'', i ndarë në dy pika kryesore, nisi në fund të vitit 2020.

Hetimet, të cilat vazhduan edhe me përgjimet telefonike, bënë të mundur mbledhjen e të dhënave të shumta në lidhje me një aktivitet të lulëzuar të shpërndarjes së drogës.

Kokaina vinte kryesisht nga zona e Luccas, ku njëri prej shqiptarve të arrestuar nga policia ishte edhe kreu i bandës. 

 

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës