Itali/ Shkoi për vizitë te kushërinjtë dhe u zhduk, shqiptari u lë një letër të dyshimtë

Itali/ Shkoi për vizitë te kushërinjtë dhe u zhduk, shqiptari u lë një letër të dyshimtë

Dorian Liçaj

ITALI- Ishte data 30 prill, kur shqiptari Dorian Licaj është parë për herë të fundit në Itali.

31-vjeçari ndodhej për një vizitë disa ditore tek kushërinjtë e tij në Marina, i cili kishte shkuar në shtetin fqinj për të kërkuar punë. Siç shkruajnë mediat italiane, Licaj u largua nga shtëpia në mbrëmjen e 30 prillit me një biçikletë të kuqe dhe nga ajo ditë nuk është parë më. Të afërmit e tij kanë deklaruar se 31-vjeçari vuan nga ankthi dhe para se të largohej iu ka lënë një letër ku kërkonte falje për vuajtjen që do iu shkaktonte, duke lënë të nënkuptuar se mund të ketë vrarë veten.

Ai kishte me vete dokumente shqiptare, një celular i cili rezulton i fikur dhe nuk dihet se çfarë rrobash kishte veshur. Carabinieri në Ragusa po vijojnë prej 3 ditësh kërkimet, ndërkohë ka publikuar edhe një foto nga 31-vjeçari.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë