Zyrtarët e rojës bregdetare janë shprehur se emigrantët ishin duke lundruar me 9-të varka, ku 6 prej tyre ishin gomone dhe 3 të ndërtuara me dru.
Ende nuk dihet kombësia e emigrantëve të cilët janë zhvendosur nga autoritetet vendase në brigjet e Sicilisë.
Shumica e emigrantëve të cilët përpiqen që të mbërrijnë në brigjet italiane, vijnë nga lindja e mesme dhe paguajnë kontrabandistë për të siguruar një kalim në Itali.
Vetëm vitin e kaluar më shumë se 180 mijë emigrantë kanë kaluar detin Mesdhe për në Itali, ku sipas OKB-së gjatë vitit të kaluar kanë humbur jetën 5 mijë persona.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja
