Itali, shpëtohen nga mbytja 1000
refugjatë në brigjet e Libisë

Itali, shpëtohen nga mbytja 1000<br />refugjatë në brigjet e Libisë
ITALI-Të paktën 1 mijë refugjatë janë shpëtuar në brigjet e Libisë pasi varkat e tyre rrezikonin të mbyteshin.
 
Sipas shoqatave "SOS Mesdhe" dhe "Mjekët pa Kufi",  operacioni i shpëtimit është kryer nga anija "Aquarius" dhe anije të tjera të cilat ndodhesin në zonë.
 
Gjashtë orë pas fillimit të operacionit, shoqata "SOS Mesdhe", nëpërmjet një statusi në rrjetin social "Twitter", njoftoi se 645 refugjatë ishin jashtë rrezikut për jetën pasi ishin larguar nga gomonet dhe varkat prej druri.
 
Gjatë kësaj jave me shumë se 6 mijë persona janë shpëtuar nga anijet e shpëtimit, duke e çuar keshtu në 22 mijë numrin e  refugjatëve të cilët kanë mbërritur në brigjet italiane që prej fillimit të këtij viti.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë