Itali/ Shpërndanin kokainën me ‘delivery’ në parqet dhe parkingjet e Como, në pranga 2 shqiptarët!

Itali/ Shpërndanin kokainën me ‘delivery’ në parqet dhe parkingjet e Como, në pranga 2 shqiptarët!

Foto ilustruese

Itali- Policia italiane në Como arrestoi 2 shqiptarë të dyshuar, të moshës 20 dhe 24 vjeç respektivisht, me banim në Laglio, për akuzën e trafikut dhe shitjes së drogës në parqet e qytetit dhe parkingje.

Agjentët kishin gjurmuar dhe ndjekur të rinjtë prej kohësh, pasi dyshohej se kryenin shitjen e lëndëve narkotike në sheshin në periferinë veriore të Como, Cernobbio dhe lokalitetet përgjatë bregut perëndimor të liqenit.

Të shtunën oficerët u vunë në ndjekje të makinës “Ford Fiesta” të regjistruar në emër të një tjetër personi. Pasi shkoi në park, çifti i të rinjve bashkëpunëtorë priti persona të tjerë. Në këtë moment kanë ndërhyrë në një lokal në Carate Urio, ku të dy ishin gati për të kryer një dërgesë të mëtejshme të lëndës narkotike.

Policia kontrolloi mjetin dhe fillimisht në pjesën e timonit, poshtë kapakut, gjetën 10 gramë kokainë në doza dhe 540 euro në kroskot. Më tej kontrolli u zhvendos në banesën ku jetonin dhe ku u gjetën 60 gramë kokainë të tjera, gati për shitje dhe 2500 euro cash, që dyshohet se vijnë nga aktiviteti kriminal.

Po kështu u bllokuan edhe sende që shërbenin për paketimin e mallit apo peshimin e tij, para se të shitej te klientët. Të dy u izoluan në paraburgim, teksa për 20-vjeçarin ka pasur edhe më parë informacione për aktivitet kriminal.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?