Itali/ Shpërthen tubacioni dhe shembet ndërtesa katërkatëshe! 12 të zhdukur, mes tyre 3 fëmijë dhe një grua shtatzënë

Itali/ Shpërthen tubacioni dhe shembet ndërtesa katërkatëshe! 12 të zhdukur, mes tyre 3 fëmijë dhe një grua shtatzënë

Itali- Një tubacion ka shpërthyer duke shkaktuar shembjen e një ndërtese 4-katëshe në via Trilussa dhe dëmtime serioze në të paktën dy ndërtesa të tjera. Si pasojë rezultojnë të paktën 12 të zhdukur, duke përfshirë tre fëmijë dhe një grua shtatzënë.

Zjarrfikësit e Canicattì, Agrigento dhe Licata janë në duke punuar për të shuar flakët që janë zhvilluar dhe për të kërkuar për të zhdukurit.

Kryebashkiaku i Ravanusa-s, Carmelo D'Angelo, ka nisur një apel: "Kushdo që ka autocisternë dhe mjete mekanike na jep një dorë. Është një fatkeqësi."

Kërkesa u pranua nga ekipe të shumta vullnetarësh të Mbrojtjes Civile, zjarrfikësve dhe Kryqit të Kuq, të ardhur nga komuna të ndryshme të zonës së Agrigentos.

Një ulërimë theu heshtjen e Ravanusa-s, një qytet me mbi 10 mijë banorë 50 minuta me makinë nga kryeqyteti, rreth orës 20.30. Alarmet e makinave dhe disa shtëpive filluan të bien ndërsa banorët e tmerruar dolën në rrugë nga ndërtesat në via Galilei dhe rrugët aty pranë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'