Shpërthen vullkani Stromboli në Itali, pamjet e 'hirit' që errësoi gjithçka! (VIDEO)

Fillimisht disa shpërthime, pastaj një kolonë e lartë tymi dhe një ‘shi’ hiri që errësoi gjithçka. Stromboli është trembur përsëri.

Pak më shumë se një muaj pas shpërthimit që i mori jetën një alpinisti, një shpërthim i ri dhe i dhunshëm i vullkanit më aktivë në botë, ka tronditur ishullin Italian në brigjet e Siçilisë

Fatmirësisht këtë herë nuk ka patur viktima, por aktiviteti vullkanik që u ndje deri në ishujt e Eolie, ka shkaktuar panik te banorët dhe turistët, ende të shumtë.

Forcat zjarrfikëse ngritën në ajër aeroplanë për shuarjen e vatrave të zjarrit, të shkaktuara nga prurjet e llavës, në shumë zona të ishullit si dhe në Falia Vecchia dhe Ginostra, ku shumë njerëz ishin mbledhur për t’u mbrojtur nga rënia e hirit dhe materialit tjetër vullkanik.

Shpërthimi me intensitetit të lartë u regjistrua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vulcanologjisë. Deri tani nga autoritetet lokale nuk janë raportuar viktima në njerëz por vetëm pak dëme material.

Presidenti i rajonit të Siçilisë tha se doket e anijeve private në ishull ishte bllokuar për disa orë si një masë paraprake.

Shpërthimi i vullkanit të Strombolit muajin e kaluar, më 4 korrik, rezultoi me vdekjen e një alpinisti italian.

Ishulli, me rreth 500 banorë, është streha e një prej vullkanëve më aktiv në botë dhe e mijra turistëve, kryesisht britanik.

Vullkani i Stromboli-t njihet si "Drita e Mesdheut" dhe është i famshëm për skenat dramatike të natës krijuar nga llava.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda