ITALI- Ditën e djeshme ka shpërthyer në Itali, vullkani më i madh dhe aktivë i Evropës, duke “ndezur” te gjithë Siçilinë.

Sipas mediave të huaja raportojnë se nga krateri i Etnas ka dalë llavë dhe hi duke “ndriçuar” natën e djeshme.

Gjithashtu janë raportuar reshje rëre në fshatra dhe qytete në jug të vullkanit Sicilian. Zhurma të forta janë dëgjuar në Kalabri ndërsa tymi ishte parë duke u drejtuar drejt Katanias.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 17 tërmete, duke përcjell frikë te banorët e zonave të prekura.

Fatmirësisht vullkani ende nuk ka sjellë me vete pasoja fatale pasi nuk është raportuar asnjë njeri i lënduar apo dëmtime materiale.

Etna shpërthen shpesh për shkak të pozicionit të saj midis pllakave tektonike afrikane dhe euroaziatike, si dhe defektit midis mikroplatës Afrikane dhe Joniane.