ITALI- Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e karabinierëve, pasi akuzohen për një sërë grabitje banesash në Itali. Bëhet fjalë për Agustin Pjetërgjokaj, 24 vjeç, Kristjan Keci, 28 vjeç, Cesk Thani, 32 vjeç, të tre me banim në Legnano, në Milano dhe Kristjan Mehilli, 25 vjeç, me banim në Tortona (Alessandria).

Nëntorin e kaluar, të armatosur dhe me shufra hekuri, të rinjtë shqiptarë grabitën vilën e sipërmarrësit Riccardo Coppo, në Cella Monte ku morën 60 mijë euro dhe sende me vlerë. Po i njëjti grup, ka grabitur edhe disa shtëpi të tjera në krahinat e Alessandrisë, Bergamos, Milanos dhe Brescia brenda një harku kohor mes qershorit të 2018 dhe maj 2019.

Të rinjtë shqiptarë, shkruajnë mediat italiane, ranë në gjurmët e policisë italiane, pasi në krahinën e Legnano, gjatë grabitjes ata goditën pronaren e moshuar të shtëpisë dhe kujdestarin e saj, duke i grabitur 400 mijë euro.

Komandanti Provincial i Karabinierëve Michele Angelo Lorusso deklaroi se hetimet për këtë grup kanë zgjatur shumë muaj, pas një vëzhgimi 24h/7 ditë të javës dhe vjedhja e makinës "Jeep" të mikut të pronarit që grabitën në Cella Monte, ka qenë pikënisja.

Operacioni i koduar "Sytë e akullit" vuri në pranga 4 "skifterët" shqiptarë, mbi të cilën rëndon akuza për grup kriminal synonin grabitjen në shtëpi.