Itali, shqiptarët krijojnë 4 celula 
xhihadiste, rekrutojnë luftëtarë

ROME - Një grup shqiptarësh nga Shqipëria dhe Kosova kanë formuar një organizatë në Itali, e cila ka si funksion të saj rekrutimin e luftëtarëve të huaj që t’i bashkohen ISIS, shtetit islamik në Irak.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat citojnë një burim të Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare i cili thekson se organi i akuzës në vendin tonë është në komunikim të vazhdueshëm me homologët e tyre italianë për të shkëmbyer informacion lidhur me dyshimet e ekzistencës së një grupi të quajtur "Spinners të Ballkanit".

Mësohet se grupi ka krijuar celula xhihadiste që veprojnë kryesisht në Itali ku anëtarët e saj janë punëtorë emigrantë dhe janë duke bërë përpjekje të mëdha për të bindur italianë që jetojnë në Itali për t'u bashkuar me grupet xhihadiste dhe të udhëtojnë për në Siri si luftëtarë. Sipas hetimeve, këto celula rekrutojnë njerëz duke i bindur ata që të shkojnë në Shqipëri, Turqi apo Greqi për të arritur në Siri. Hetuesit thonë se deri më tani janë identifikuar katër bazat e rrjetit xhihadist në Itali, ku qelizat kryesore janë gjetur në Romë dhe Milano, por edhe në qytete të tjera si Lucca dhe Siena.

Në kryeqytetin italian qelizat xhihadiste janë identifikuar si më të mirëorganizuara, dhe punojnë me intensitet të veçantë në rrethin e “Centocelle”. Njerëz të shumta janë aktualisht nën hetim dhe janë konsideruar veçanërisht të rrezikshëm, sepse përfaqësojnë ekstremizmin më të lartë xhihadist. Sipas mediave italiane, grupi i shqiptarëve pjesë e këtyre celulave, e ndjejnë si detyrën e tyre për të rekrutuar njerëz të cilët aspirojnë për të luftuar në Shtet Islamik, një fenomen i përhapur në Shqipëri dhe Kosovë, ku gjithashtu po zhvillohen një numër i madh hetimesh.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë