ROMË – Rrjeti Europian i Emigracionit ka raportuar se shqiptarët shënojnë numrin më të madh të të dëbuarve në rradhët e emigrantëve në Itali. Të dhënat të cilat, publikohen nga gazeta “La Repubblica” bëjnë fjalë për afro 47 mijë emigrantë jo të rregullt në vitin 2010. Në total afro 4 mijë e 200 prej tyre janë dëbuar përfundimisht nga Italia. Ndër ta, të parë renditen shqiptarët, e pas tyre edhe marokenët dhe tunizianët.
Raporti bën me dije se gjatë vitit 2011 Italia ka lëshuar më shumë se 1 milion e 543 mijë viza hyrje, nga të cilat afro 300 mijë kanë qenë për vizitë të shkurtër turistike.
Dhe ata që nuk respektojnë thuajse kurrë të drejtën për të lëvizur në tokën italiane janë afro 500 mijë.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com