Romë-Dy të burgosur një shqiptar dhe një rumun, respektivisht 29 dhe 25 vjeç, janë arratisur mëngjesin e sotëm nga burgu i Regina Coeli në Romë . Të burgosurit kanë sharruar hekurat e qelisë dhe më pas me një litar dhe një bisht fshese kanë mundur të arrijnë nga kati i tretë në të dytin. Për disa minuta janë fshehur në murin e burgut për t’i shpëtuar rojeve dhe më pas janë arratisur. Gjatë orëve të pasdites policia ka zbardhur identitetin e tyre. Bëhet fjalë për 28 vjeçarin shqiptar, Altin Hoxha, i cili njihej si rrëmbyesi me sy të akullt dhe rumunin 25 vjeçar, Setan Cusnir.
/Shqiptarja.com











