MILANO-Një shqiptar 35-vjeç është gjetur i varur me rripin e pantallonave në Itali në një pemë. Shqiptari dyshohet se është varur në natën mes të shtunës dhe të dielës, ndërsa është gjetur në pemë në park nga një qytetar pasditen e djeshme rreth orës 17:30.
35-vjeçari ishte varur midis degëve të pemës, larg nga sytë e kalimtarëve. Por një qytetar italian duke ecur përreth me qenin e tij, kafsha u ndal nën pemë dhe pronari filloi të shqyrtojë kur pa shqiptarin të varur.
Disa minuta pas njoftimit të tij policia rrethoi zonën dhe bashkë me zjarrfikësen filluan punën duke prerë degët e pemës për të zbritur kufomën në tokë pas më shumë se dy orësh. Identifikimi se viktima ishte shqiptar u bë përmes dokumenteve që 35-vjeçari kishte me vete.
Sipas policisë italiane rrobat dhe dokumentet e tij ishin në rregull. Ai kishte veshur një palë xhinse, një këmishë të bardhë dhe një xhaketë të errët. Në kyçin e dorës së majtë kishte një byzylyk dhe një unazë në gisht, e cila dukej si martese.
Shqiptari nuk rezultonte që të kishte probleme me drejtësinë italiane, ndërsa po hetohet në lidhje me shkaqet që e detyruan që të vetëvritej, të cilat deri tani janë mister.