Itali, shqiptari hedh gruan
nga ballkoni i katit të  9-të

Itali, shqiptari hedh gruan<br />nga ballkoni i katit të  9-të
MILANO-  "E ngriti në ajër dhe më pas e hodhi nga ballkoni i katit të nëntë si të ishte një objekt. Kështu, gjeti vdekjen, Silvana H, 31 vjeçarja shqiptare mbrëmjen e së dielës (30 qershor) rreth orës 21:00 në Cologno Monzese të Milanos, ku çifti banonte prej kohësh, shkruan“ Corriere della Sera”.it. Sipas policisë autori i vrasjes është bashkëshorti i saj Zef Lleshi.

Ngjarja fatale ndodhur pas një konfliki që çifti prej kohësh kishte mes tyre. Marrëdhëniet e tyre familjare kanë qenë të stuhishme dhe kjo për shkak të xhelozisë bashkëshortore.

Silvia H. 31-vjeçarja dyshonte se i shoqi kishte lidhje jashtë martesore në Shqipëri. Madje, mësohet se 31- vjeçarja të ketë udhëtuar një javë më parë drejt Shqipërisë për tu takuar me të dashurën e burrit të saj. Kthimi i gruas në Shqipëri është bërë me qëllim për të folur me të dashurën e bashkëshortit që kjo e fundit të të largohej nga jeta e tyre. Por, pas shumë debatesh mes tyre mbrëmjen e së djelës Silvana H është përballur me bashkëshortin e saj, ku pas një sherri burrë e grua, 30-vjeçari e ka ngritur gruan në ajër dhe e ka hedhur nga kati i nëntë i ballkonit të apartamentit ku ata jetonin. Sipas policisë 31-vjeçarja Silvana H ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Për historinë e tyre bashkëshortore të mbushur me probleme kanë folur edhe fqinjët, ku sipas tyre “raportet mes çiftit ishin në krizë. Kjo nuk ishte hera e parë që kishin dëgjuar konflikte mes tyre, madje këto sherre ishin të shpeshta. Bashkëshorti kishte një të dashur në Shqipëri. Marrëdhëniet e tyre kanë qenë gjithmonë të tensionuara, deri në zënkën përfundimtare atë të dielës në mbrëmje”. Fillimisht 30-vjeçari ka lajmëruar policinë duke i thënë se gruaja e tij është vetëhedhur nga kati i 9-të i banesës. Sipas policisë, rreth orës 21.00 bashkëshorti e kishte denoncuar në polici, si vetëvrasje të cilën ai nuk kishte mundur ta ndalonte.Por dëshmia e tij nuk ka bindur policinë, në momentin kur kanë parë në kurriz shenja gërvishtjeje, pjesë e përpjekjeve të gruas për tu mbajtur me thonj me qëllim që të mos binte. Pikërisht shenjat e dhunës të gjetura në trupin e viktimës, kanë bërë që policia të ngrinte dyshimet mbi burrin.

Dëshmi tjetër kundër 30-vjeçarit ishin dhe rrëfimet e një mikeje të 31 vjeçares dhe një prej prindërve, ku i kishte rrëfyer se bashkëshorti i saj e kishte kërcënuar. Policia italiane ka deklaruar se sherri ka ndodhur për motive xhelozie dhe ka arrestuar menjëherë 30-vjeçarin Zef Lleshi pas krimit.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin