Një shqiptar është hedhur në shinat e trenit në Genova të Italisë, në një tentativë për t'i dhënë fund jetës, por ka shpëtuar mrekullisht.

Ngjarja ka ndodhur dy net më parë në Sestri Ponente në Genovas, kur një 58-vjeçar, emigrant shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, iu hodh trenit përpara.

Ai ka pësuar përplasje nga treni, por ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e forcave të sigurisë që kanë bërë të mundur transportimin e tij në gjendje të rëndë në spital.

Mësohet se ai ndodhet në kujdesin intensiv të mjekëve, por gjendja paraqitet e rëndë. 


Redaksia Online
Shqiptarja.com