Ndoshta nga zemërimi dhe ankthi i të qenurit brenda 4 mureve i izoluar e ka detyruar një shqiptar në Itali t'i vërë flakën dyshekut tek i cili flinte duke rrezikuar jetën e të burgosurve të tjerë.

Nga flakët mbeti i asfiksuar vetë shqiptari emri i te cilit nuk behet i ditur ndërkohë që 5 të tjerë gardianë u shtruan me urgjencë në spital. Mediat italiane shkruajnë se të tjerët të burgosur u transportuan drejt vendeve të tjera të burgut ku të mund të ishin të sigurtë.

Ngjarja ka ndodhur në Salerno, në burgun e Fuornit.  Gardianët e burgut ndërhynë menjëherë dhe nxorën të dënuarit nga qelia. Sipas policisë në atë seksion të burgut ishin 140 të dënuar.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)