Një shqiptar ka arritur të shkëlqejë në Itali falë rezultateve të larta në mësime. Bëhet fjalë për Julian Lumin, i cili ka dalë i pari në matematike në shkollën e mesme “Amedeo di Savoia” në Pistoia të Toskanës.
Ai është kualifikuar për në finalen kombëtare të kampionatit të Lojërave Matematikore që do të mbahet më 25 maj në Bocconi, një universitet privat në Milano në Itali që është ndër më prestigjozët në botë.
Familja e Julian Lumit është e lumtur për këtë arritje, ndërsa suksesi i të riut shqiptar është pasqyruar nga mediet italiane.
Suksese Julian! Krenar gjithe shqiptaria..
PërgjigjuUrime dhe suksese. Shqiptaret shkelqejne gjithandej. Bravo
PërgjigjuUroj që të kemi nji Karl Gega të këtij shekulli. Asht mir të kemi kangtar, futbollist, boksier të nivelit botëror... por pse jo matematicien, fizikant, genetist, biolog botnor.
PërgjigjuI uroj ketij bukuroshit suksese te mëtejshme dhe do Zoti i madh dhe del i pari. Lum familja qe e lindi e rriti e edukoj e shkolloj dhe ilumte dhe bravo i qofte se nuk ua ka humbur mundin dhe edukaten. Suksese te mëtejshme o djalosh.
PërgjigjuBravoooo. Sukesese
Përgjigju