Itali/ Shqiptari Julian Lumi i pari i shkollës, garon në finalen kombëtare të kampionatit të matematikës në Bocconi

Itali/ Shqiptari Julian Lumi i pari i shkollës, garon në finalen kombëtare të kampionatit të matematikës në Bocconi

Një shqiptar ka arritur të shkëlqejë në Itali falë rezultateve të larta në mësime. Bëhet fjalë për Julian Lumin, i cili ka dalë i pari në matematike në shkollën e mesme “Amedeo di Savoia” në Pistoia të Toskanës.

Ai është kualifikuar për në finalen kombëtare të kampionatit të Lojërave Matematikore që do të mbahet më 25 maj në Bocconi, një universitet privat në Milano në Itali që është ndër më prestigjozët në botë.

Familja e Julian Lumit është e lumtur për këtë arritje, ndërsa suksesi i të riut shqiptar është pasqyruar nga mediet italiane.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • L.Voci: 24/05/2024 00:29

    Suksese Julian! Krenar gjithe shqiptaria..

    Përgjigju
  • Laureta Cerjani: 21/05/2024 21:26

    Urime dhe suksese. Shqiptaret shkelqejne gjithandej. Bravo

    Përgjigju
  • Dodë Pepkolaj: 21/05/2024 17:45

    Uroj që të kemi nji Karl Gega të këtij shekulli. Asht mir të kemi kangtar, futbollist, boksier të nivelit botëror... por pse jo matematicien, fizikant, genetist, biolog botnor.

    Përgjigju
  • Gjin Gega: 21/05/2024 16:29

    I uroj ketij bukuroshit suksese te mëtejshme dhe do Zoti i madh dhe del i pari. Lum familja qe e lindi e rriti e edukoj e shkolloj dhe ilumte dhe bravo i qofte se nuk ua ka humbur mundin dhe edukaten. Suksese te mëtejshme o djalosh.

    Përgjigju
  • liku: 21/05/2024 13:59

    Bravoooo. Sukesese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut