Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi ka ushtruar dhunë prej 17 vitesh mbi gruan e tij dhe tre vajzat.
Gruaja me shtetësi angleze është shprehur se gjithçka nisi me një shuplakë, por më pas ka vazhduar në dhunë edhe ndaj vajzave e në fund e ka kërcënuar bashkëshorten me thikën e bukës.
Ai i ka quajtur vajzat fajtore se pse po mbronin të ëmën.
Viktimat janë transportuar me urgjencë në spitalin e Cremas dhe mjekët raportuan për plagë të shumta rrahjeje intensive prej 5 ditësh.
53-vjeçari ka vite që jeton në Soresina dhe bashkëshortja është me origjinë nga Mbretëria e Bashkuar. Vajzat janë në një moshë madhore, përkatësisht 24, 22 dhe 21 vjeç. Arsyet e keqtrajtimit kanë ndodhur për shkak të xhelozisë dhe paragjykimit. Akoma nuk është dhënë një vendim për dënimin e babait dhe bashkëshortit dhunues.
Theksojmë rastin që kanë ndodhur shumë raste dhunë në familjet shqiptare për shkak të xhelozisë dhe pagjykimit.