Një shqiptar që banon në Zvicër është arrestuar në Itali, pasi transportonte 6 kilogramë marijuanë. 23-vjeçari trafikonte drogën me makinë dhe kishte hyrë në Itali nga Zvicra. Kur policia italiane u mundua që ta ndalonte për kontroll, i riu u largua me shpejtësi.

Pak më vonë ai ndaloi duke braktisur makinën dhe u përpoq që të arratisej duke u larguar me këmbë. Arratia e tij nuk zgjati shumë, pasi karabinierët italianë mundën ta arrestonin 23-vjeçarin shqiptar, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. I riu shqiptar ishte me banim në Zvicër.