Ngjarja e mëposhtme tregon pasojat e një shoqërie e cila çdo ditë e më shumë po humbet vlerat e saj.

Një 17-vjeçare është përdhunuar nga një shqiptar në një diskotekë në Rimini të Italisë e më pas miket e saj kanë rindërtuar skenën duke e postuar në WhatsApp.

Ngjarja ka ndodhur në një diskotekë pak kohë më parë. Vajza 17-vjeçare ishte nën efektin e alkoolit ndërkohë që ende nuk dihet nëse kishte pirë me dëshirën e saj apo nëse dikush i ka dhënë diçka tjetër.
 
Pak por e sigurt, dikush i ka shërbyer diçka tjetër minorenes dhe kjo është një tjetër pikë e cila ka nevojë për hetime të mëtejshme.
 
Edhe vetë 17-vjeçarja do të dëshmojë nëse kishte pirë aq shumë saqë nuk e vuri re që një person ishte aty duke përfituar nga gjendja e saj. 

Sipas një skenë të ndërtuar nga hetuesit italianë, mësohet se 17-vjeçarja është tërhequr në një nga tualetet e diskotekës e më pas dera është mbyllur.

Por nuk mbaron me kaq. Kjo skenë e neveritshme nuk i shpëton të ashtuquajturave mikesha të vajzës të cilat i kanë ndjekur dhe ndonëse ishin dëshmitare të një përdhunimi vendosin të filmojnë krimin që po i bëhej mikes së tyre.
 
Mesa duket dëshira për të qenë interesant në rrjetet sociale po sfumon çdo lloj ndjenje e fatkeqësisht kjo po ndodh me miqtë dhe me adoleshentët që nesër janë e ardhmja.

Fatmirësisht në video nuk arrihet të shihet se cila është viktima por dallohet qartë sesa e pafuqishme është vajza në duart e agresorit.
 
Ndër të tjera në video nuk mungojnë të qeshurat e “shoqeve filmuese” sikur të bëhej fjalë për një shaka.

Një ngjarje e cila të drithëron, të rinj pa ndjenja të cilat në vend që të vrapojnë dhe të kërkojnë ndihmë për miken e tyre, mendojnë të jenë jo vetëm dëshmitarë por edhe të publikojnë një krim sikur asgjë të mos kish ndodhur.
 
Pasi video u shpërnda në WhatsApp 17-vjeçarja mëson për fatkeqësinë që i kish ndodhur. Në kushte të tilla i drejtohet nënës së saj duke denoncuar më pas në polici tmerrin e përjetuar.
 
Çështja ka mbërritur në duart e gjykatësve të cilët kanë hapur një dosje për dhunë seksuale. Por sërish dëshmia e vajzës ka shumë pak për të treguar sepse nuk i kujtohet asgjë. Ndërsa hetuesit po marrin në pyetje të tjerë adoleshentë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com