Itali, shqiptari plagos bashkëshorten me thikë në sy të fëmijëve

Itali, shqiptari plagos bashkëshorten me thikë në sy të fëmijëve

Foto ilustruese

Një tjetër rast krimi në familje është shënuar më Itali ku protagonistë janë shqiptarët. Burri shqiptar 48 vjeç ka plagosur me thikën e kuzhinës bashëshorten e tij 28 vjeçare shqiptare në qytetin e Piacencës në Itali.

Ngjarja ka ndodhur natën e mbrëmshme në sy të fëmijëve pas një sherri të momentit. Policia është njoftuar nga fqinjët e çiftit pas zhurmave të dëgjuara.

48 vjeçari pas sherrit i është sulur bashkëshortes së tij me thikën e kuzhinës duke e plagosur.

Ajo është dërguar menjëherë në spital me plagë të shumta në trup, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po kurohet në spital.

Nuk është bërë i ditur identiteti i familjes shqiptare. Policia ka arrestuar autorin ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja