ITALI-Një shqiptar është qëlluar me plumb në kokë në Foggia, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë. I plagosuri është Mustafa Hasi, ndërsa është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
/Shqiptarja.com
Ngjarja ka ndodhur dje, ndërsa pronari i banesës ku u qëllua shqiptari ka lajmëruar menjëherë policinë. Ende nuk dihet se cili ka qenë autori i tentativës së vrasjes, ndërsa vijojnë hetimet për ta identifikuar dhe arrestuar.
d.b/shqiptarja.com







