Itali/ Shqiptari i dehur rreh për vdekje mësuesen e moshuar, në kërkim bashkëpuntori i tij

Itali/ Shqiptari i dehur rreh për vdekje mësuesen e moshuar, në kërkim bashkëpuntori i tij

Foto nga fshati Tolfa

ITALI- Një shqiptar në gjendje të dehur në bashkëpunim me një person tjetër, kanë rrahur për vdekje një mësuese në pension.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10 të mbrëmjes së djeshme në Tolfa, një fshat kodrinor rreth shtatëdhjetë kilometra në veri të Romës. 

Diva Compagnucci ishte e njohur në fshat për mësimdhënie.

 91-vjeçarja u gjet e pajetë në shtëpinë e saj.

Sipas policisë,  dyshohet për një grabitje që përfundoi keq. Kriminelët kishin hyrë në shtëpi duke menduar se nuk kishte njeri.

Gruaja e moshuar ishte e pranishme dhe hajdutët e sulmuan që të mos ulërinte dhe të tërhiqte vëmendjen e fqinjëve, duke e rrahur dhunshëm deri në vdekje.

Sipas mediave të huaja, personi i arrestuar është me origjinë shqiptare dhe ka jetuar në qytetin kodrinor 70 kilometra larg Romës për shumë vite.

Në kërkim është vënë personi tjetër që ka bashkëpunuar me shqiptarin dhe policia po heton më thellësisht çështjen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Murat: 26/10/2019 16:35

    Ndeshkim maksimal ketij krimineli.

    Përgjigju
  • Gjykatesi: 26/10/2019 16:19

    Komplet kafshe. Ergastolo a vita do ti shoku

    Përgjigju
  • Noku: 26/10/2019 15:51

    Ti varrin rob.irat.

    Përgjigju
  • Ardi: 26/10/2019 15:42

    Ky plehra meriton të vdesi.

    Përgjigju
    • Jetmir: 27/10/2019 23:25

      Burgim të pëjetshëm

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë