Policia në Cecina të Italisë, ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, i cili ka kërcënuar se do të vriste ish-gruan e tij. Sipas mediave italiane, shqiptari kishte deklaruar me zë të lartë në publik se kishte ardhur për ta vrarë atë, e policia, duke pasur parasysh precedentët e mëparshëm për të, për dhunë në familje vendosën ta mbanin nën vëzhgim dhe ta ndiqnin. Pra, të shmangnin shqiptarin t’i afrohej gruas. Rreth orës 2 të mëngjesit, mbrëmjen mes të martës dhe të mërkurës, ata e bllokuan shqiptarin teksa po përpiqej të futej në shtëpinë e ish gruas.
/Shqiptarja.com












