Itali/ Shqiptari thyen masën dhe kërcënon ish-partneren duke e përndjekur, pas arrestimit i gjendet edhe kokainë

Itali/ Shqiptari thyen masën dhe kërcënon ish-partneren duke e përndjekur, pas arrestimit i gjendet edhe kokainë

Foto ilustruese

Itali- Një episod dhune në familje ka tronditur komunitetin e Asiago-s, në provincën e Vicenza-s, ku karabinierët arrestuan një shtetas shqiptar të akuzuar për akte përndjekjeje ndaj ish-partneres së tij. Operacioni i koordinuar nga gjyqtari hetues i Vicenzës, evidentoi jo vetëm situatën e rrezikshme për gruan, por edhe praninë e lëndëve narkotike në kuadër të një kontrolli rutinë.

Arrestimi ndodhi pasi i riu me inicialet K.S., kishte masë sigurimi që i ndalonte të afrohej me ish-partneren e tij. Ishte vetë viktima që denoncoi rastin. Më 31 Korrik 2023 Gjykata kishte vendosur masën ndaluese që shqiptari të mos afrohej më shumë se 500 metra ndaj ish-partneres së tij, raporton “Vicenza Today”.

Karabinierët ndërhynë në kohë, teksa shqiptari rrezikon edhe akuzën e mbajtjes së lëndëve narkotike. Autoritetet kompetente tani janë duke vlerësuar intensifikimin e masave mbrojtëse për viktimën, e cila në vetvete tashmë duket të jetë një nga prioritetet në situata të ngjashme.

Gjatë kontrollit, përveç konstatimit të shkeljes së ndalimit, karabinierët i gjetën edhe afërsisht 5 gramë kokainë e ndarë në gjashtë doza, të ndarë në gjashtë doza gati për t'u shitur.

Policia po heton edhe për lidhjet e të riut me rrjetet e shpërndarjes së drogës në qytet, për të zbuluar ndonjë grup të organizuar narkotrafiku.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë