Itali- Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Itali dy ditë më parë, teksa qarkullonte me drogë në makinë.

Efektivët e Montemarcianos njoftuan se prangosën të riun, me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike për qëllime trafiku.

Shqiptari u ndalua për kontroll rutinë nga karabinierët në rrugë, teksa shfaqi shenja nervozizmi, duke ngritur dyshime të forta te efektivët.

Kontrolli i mëtejshëm ka qenë i plotë dhe dyshimet janë vërtetuar.

Në fakt, të riut iu gjetën disa doza kokainë dhe një shumë e madhe parash, shkruan “Corriere Adriatico”. 24-vjeçari u arrestua dhe u vendos në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor për veprime të mëtejshme.