Itali, shqiptari vritet me thikë në zemër, 4 të tjerë plagosen! Viktima i shkoi me shokët te shtëpia autorit, ishte me precedentë (Emri)

Itali- Një shqiptar është vrarë me thikë pas një sherri që dyshohet se ka nisur për shkak të aktiviteteve ilegale dhe konflikteve të vazhdueshme për një borxh prej 5 mijë eurosh.

Fillimisht ka qenë një debat i furishëm dhe më pas goditja me thikë në zemër. Viktima është identifikuar si Dritan Idrizi, 38 vjeç, me precedentë të mëparshëm penalë. “Corriere della sera ” raporton se vrasja është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës (7 gusht), rreth orës 22:00, në kufirin me provincën e Rimini, në Tavullia, në territorin e Pesaro Urbinos.

 “Krimi ndodhi në fund të një debati të dhunshëm mes familjeve me origjinë shqiptare, ku u plagosën të paktën katër persona të tjerë”, raportojnë mediat italiane.

Nga informacionet e para, viktima është 38-vjeçari Dritan Idrizi, banues në zonën e Rimini të San Giovanni në Marignano, i cili më pas ka ndërruar jetë në spitalin Cattolica, ku ishte transportuar për një operacion të dëshpëruar.

Të plagosurit e tjerë u transferuan në spitalin e Pesaros.

Askush nuk është arrestuar deri më tani por hipotezat flasin për vrasje, tentativë vrasje dhe plagosje të rënda dhe Policia po heton.

'Viktima, i armatosur me shkopinj dhe së bashku me 2 bashkatdhetarë të tjerë, shkoi në shtëpinë e një shqiptari të katërt për të larë hesapet dhe për të mbledhur mijëra euro për punë”. Teksa më tej theksohet se ai kishte qenë i dënuar më parë për drogë.

5 mije euro

Sipas hetimeve fillestare, viktima kishte shkuar me disa shokë, i armatosur me shkopinj dhe hekura, në Tavullia, për të mbledhur një shumë prej 5 mijë eurosh (Borxh ose para për një punë të papaguar). Debati ka nisur për shkak të refuzimit të familjes tjetër për të paguar. Më pas ka nisur sherri me grushte, shkelma, hekura dhe çekiçë deri në goditjen me thikë. Katër persona të tjerë të përfshirë në përleshje pësuan plagë të cilat shërohen për 40 ditë.

Policia italiane dhe ambulanca në vendngjarje, pas krimit

Njëri nga anëtarët e grupit duket se ka goditur një prej familjarëve në kokë, ndoshta me çekiç, më pas një person i armatosur me thikë u kundërpërgjigj duke e goditur Idrizin tre herë në gjoks.

“Hetimet nga Karabinierët po vijojnë, të koordinuara nga Prokuroria e Pesaros, për të kuptuar motivin e vrasjes dhe identifikimin e personit përgjegjës. Sipas asaj që kuptojmë, viktima ka shkuar në Tavullia për të mbledhur një borxh prej disa mijëra eurosh, për disa punë të kryera”, shkruan “corriereadriatico.it”.

A.Q/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi