Itali/ Shqiptarit i gjenden në shtëpi 20 doza kokaine

Itali/ Shqiptarit i gjenden në shtëpi 20 doza kokaine

Foto ilustruese

Një 30-vjeçar është arrestuar nga karabinierët italianë në Perugia, pasi iu gjetën në banesë 20 doza kokainë.

Karabinierët e vunë re shqiptarin në Olmo, teksa po priste dikë. Ata vendosën menjëherë të ndërhynin. Mediat italiane bëjnë me dije se gjatë kontrollit fizik dhe më pas në shtëpi, atij iu gjetën lënda narkotike, një shumë prej 1790 eurosh në kartmonedha, në prerje të ndryshme, një telefon celular që mendohet se përdorej për të komunikuar për shpërndarjen e drogës, një peshore dhe material për paketimin e lëndës narkotike. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin.

30-vjeçari shqiptar u dënua me një vit burg dhe 1000 euro gjobë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës