FIRENCE (ITALI) - Një 30-vjeçare shqiptare, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, ka dalë nga shtëpia, duke lënë fëmijën e saj 5-vjeçar vetëm në shtëpi.
Ngjarja ka ndodhur në Bagno a Ripoli, pranë Firences, në rajonin e Toskanës në Itali. Ulërimat dhe të qarat e fëmijës kanë alarmuar banorët e pallatit, të cilët kanë lajmëruar policinë.
Fëmija 5-vjeçar, i trembur pasi mamaja e tij kishte dalë nga shtëpia dhe e kishte lënë vetëm, kishte filluar të qante dhe të ulërinte. Fqinjët e gruas shqiptare kanë marrë në patronazh fëmijën, deri në momentin kur asistentet sociale të vendosin fatin e tij.
Shqiptarja kishte dalë nga apartamenti rreth orës 23, duke u kthyer rreth orës 11 të paradites së ditës tjetër. Por në derën e shtëpisë është pritur nga policia, të cilët kanë bërë një denoncim kundër saj për braktisje të të miturit.
Redaksia Online
(e.b./mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com