Itali, shuhet ish presidenti
Oscar Luigi Scalfaro

Itali, shuhet ish presidenti<br />Oscar Luigi Scalfaro
ROME- Është ndarë nga jeta në moshën 93- vjeçare ish-presidenti i Republikës italiane, Oscar Luigi Scalfaro. Ai vdiq mbrëmë në Romë. Lajmi është bërë i ditur në Twitter nëpërmjet burimeve gazetareske shumë pranë ish presidentit Italian.
I lindur më 9 shtator 1918 në Novara, në veri të Italisë, Oscar Luigi Scalfaro ishte president i Republikës që nga viti 1992 deri në vitin 1999. Ai u zgjodh President i Italisë në një moment kritik në jetën e vendit, menjëherë pas atentatit që i mori jetën gjykatësit Falcone në vitin 1992 dhe udhëhoqi një luftë të vendosur kundër mafias siçiliane, dhe cilësohet si shembulli i korrektësisë dhe integritetit moral. Homazhet për nder të tij do të do bëhen nesër në kishën e Santa Maria në Trastevere të Romës.

Scalfaro vizitoi Shqipërinë në dhjetor të 1992, duke hapur një epokë të re në marrëdhëniet italo-shqiptare. Më pas vizita e tij e dytë si president u zhvillua në Tiranë në prill 1996.

KARRIERA E SCALFAROS
Ai e filloi karrierën si magjistrat, në vitin 1943, por hyri në politikë në vitin 1946, zgjedhur në Asamblenë Kushtetuese.
Ai ishte një prej politikanë të rrallë në Itali dhe ka mbajtur tre postet kryesore në vend, atë të presidentit të Republikës, presidentit të Senatit dhe presidentit të Dhomës së deputetëve.

Ai ka qenë ministër i Brendshëm në vitet 80 në dy qeveritë socialiste të Bettino Craxit.

Në vitin 1999, në fund të mandatit presidencial, ai u bë senator me të drejta të plota, ashtu si ish-shefat italianë të Shtetit duke u përfshirë në radhët e Partisë Demokrate.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë