Itali - Tre sindikatat më të mëdha të punëtorëve në Itali, Cgil, Cisl, Uil, kanë organizuar një marshim të përbashkët në Romë me moton “ Puna është demokrazia”. Sindikatat kërkojnë masa të mënjëhershme mbi papunësinë dhe protestojnë kundër taksave të padrejta.
"Ne duam të shpëtojmë këtë vend” - tha Susanna Camusso, lidere e Cgil, lëvizjes sindikale më të madhe në Itali.
Vendi ynë ka nevojë për një përgjigje të shpejtë për të kaluar këtë krizë dhe duhet gjetur kurajo për të gjetur zgjidhje”, ka shpjeguar Camusso.
Rreth 100 mijë njerëz iu përgjigjën thirrjes për të marrë pjesë në dy marshimet që u drejtuan në qendër të Romës në sheshin San Giovanni.
Gjithashtu punonjës dhe aktivistë kishin ardhur nga e gjithë Italia për të mbështetur këtë demonstratë madhështore në kryeqytetin e Romës. Ky marshim ka bashkuar të treja sindikatat të cilat kanë qenë të ndara për më shumë se 10 vjet.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com